UBT

Kozniku licencohet me ‘UEFA Pro’, pret Kosovën

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ka arritur shumë në skenën e futbollit botëror, por nën fanellën e Kroacisë. Ardian Koznikut duket se i ka mbetur peng të arrijë diçka edhe me Kosovën.

Megjithatë, tani ai mund ta bëjë një gjë të tillë, jo në fushë, por në bankë. Kozniku të mërkurën është pajisur me licencën ‘Pro’ të UEFA-së dhe tani mund të drejtoj skuadrat kroate të futbollit dhe Përfaqësueset.

Uji Dea

Këtë e konfirmoi për gazetën Tribuna vetë Kozniku. “Sot (e mërkurë) kam marrë licencën ‘Pro’ dhe jam vërtetë i lumtur. Kam punuar mjaft për të dhe jam i gëzuar”, deklaroi ai, duke bërë të ditur tutje edhe dëshirën e madhe për të qenë një ditë trajner i Kosovës (Tribuna).