RCCOLA

Kozniku: Futbolli shqiptar përjetoi sukses në vitin që lamë pas

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Ai e filloi karrierën në klubin gjakovar të futbollit, K.F. Vëllaznimi dhe më pas luajti edhe për F.C. Prishtina. Në vitin 1990 u transferua te klubi i famshëm kroat, Hajduk Split, ku qëndroi deri në vitin 1994.Bëhet fjalë për sulmuesin e dikurshëm, Ardian Kozniku, i cili ka luajtur edhe për klubet franceze si AS Cannes, Le Havre AC dhe SC Bastia, ndërsa në vitin 1998 nënshkroi me Dinamo Zagrebin. Nga futbolli profesionist si lojtar u nda në vitin 2002.

Është ndër shqiptarët e rrallë që kanë fituar ndonjë medalje nga kampionatet botërore. Kozniku me gjeneratën e artë të Kroacisë, në të cilën luanin edhe Davor Shuker, Zvonimir Boban e Sllaven Biliq, fitoi medaljen e bronztë me këtë kombëtare në vitin 1998 në Botërorin e Francës.

Aktualisht, 47-vjeçari është në krye të shtabit teknik të ekipit tetovar, Shkëndija.

Në një intervistë për Telegrafin, ai ka zbardhur disa nga sukseset e tij gjatë vitit të kaluar dhe pritshmëritë për vitin 2015.

Si e vlerësoni vitin 2014 në aspektin personal?
Kozniku: Ishte një vit i suksesshëm për mua si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë familjar.

E kishit menduar në fillim të vitit që mund ta drejtonit një skuadër si Shkëndija?
Kozniku: Nuk e kam menduar, por kam besuar që do ta udhëheq një ekip me sukses, që besoj se këtë kam arritur ta bëj.

Uji Dea

Si është të jetosh në Tetovë?
Kozniku: Pasi që e njoh gjuhën dhe mentalitetin, nuk ka qenë vështirë të adaptohem. Mund të them se jeta në Tetovë është shumë e mirë, ashtu sikurse njerëzit me të cilët bashkëpunoj.

Nga pranimi ‘gjysmak’ i Kosovës në FIFA deri te shpresa e Shqipërisë për kualifikim, si e vlerësoni 2014-ën për futbollin shqiptar?
Kozniku: Shpresoj se në vitin 2015, Kosovën do ta pranojnë me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Ndërsa futbollin shqiptar të vitit 2014 e konsideroj të suksesshëm.

Momenti më interesant që ju ka ndodhur këtë vit?
Kozniku: Transparentin e Ballistave (tifozëve të Shkëndijës) që ma kanë përgatitur me fjalët “Mirë se erdhe Ardian Kozniku”. Dhe tupani në ndeshjen kundër Vardarit të Shkupit, i cili nuk u ndal përgjatë 90 minutave. Ndërsa ne me ndihmën e tyre edhe triumfuam në derbin e kampionatit maqedonas.

Lajmi më i mirë dhe më i keq që e keni marrë në 2014-ën?
Kozniku: Lajmi më i mirë ishte pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik të Botës. Ngjarja më e keqe, ajo në Beograd, rrahja e futbollistëve shqiptarë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila do të mbetet në kujtesën tonë përgjithmonë.

Po t’ju vizitonte babadimri, çfarë do t’i kërkonit për vitin 2015?
Kozniku: Paqe, fat, dashuri, suksese, shëndet për të gjithë njerëzimin. /Telegrafi/