Kovani në hall me fqinjët, kërkon ndihmën e institucioneve të sigurisë
Gjilan – Zejnullah Kovani edhe pse në moshën 79 vjeçare pothuajse çdo ditë vrapon nëpër dyert e institucioneve tona për të kërkuar ndihmë, siç thotë ai për t`i ikur belasë që e ka me fqinjët e tij. Unë jam në hall tash e një vit nga torturat që mi bëjnë fqinjët, por policia e Gjykata po heshtin thotë Kovani.
Zejnullah Kovani nga Koretini i Kamenicës po vazhdon të përballet me mos kujdesin e duhur institucional ndaj rastit të tij.
Ai thotë se ka dy vite që e ka paditur fqiun e tij Nexhat Bugaqkin në Gjykatë, por asnjëherë nuk është ftuar nga Gjykata. “Mua po më bëjnë presion që të largohem nga shtëpia. Kam jetuar 55 vite në Vojvodinë dhe kurrë probleme s`kam pasur me askënd. Gruan ma kanë fyer e sharë dhe është detyruar të shkojë në Bosnje. Kam problem me Nexhat Bugaqkin i cili po më bënë presion për shkak të pronës. Gruan ma kanë përzënë, ma kanë sha e rrah dhe më ka ikur në Bosnje. Kam jetuar dhe punuar mbi 55 vite në Vojvodinë. Policia mi ka marrë të drejtat e mija dhe ka thënë se unë po gënjej. Po befasohem se qysh është kaq e egër policia në raport me mua” shprehet Kovani.
Madje, Kovani thotë se Nazif Hajrizi komandanti i policisë në Kamenicë e ka mbajtur të fshehur lëndën e tij. “I kam treguar Shpend Maxhunit dhe besoj se tani gjërat do të ndryshojnë. Unë aty e kam shtëpinë ajo është e imja dhe s`kam ku shkojë. Kam bërë padi në Gjykatë dhe nuk më kanë ftuar asnjëherë. Kërkojë urgjentisht nga Ombudspersoni që të marrë në konsideratë kërkesën time” tha Kovani./rajonipress/


