Uji Dea

Kosumi: Haradinaj gaboi me PDK-në

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish nënkryetari i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës,Bajram Kosumi, ka thënë se pas lirimit nga Haga,” Ramush Haradinaj gaboi me PDK-në dhe kjo do t’i kushtojë shumë”.

Duke folur për rolin e Shërbimit Informativ të Kosovës derisa ai ishte kryeministër, Kosumi ka thënë se ka dashur ta legalizojë atë.

“Nuk desha ta legalizoj SHIK-un. Desha një AKI nga fillimi. Për këtë konsultova edhe Kadri Veselin e Ramë Marajn”, ka thënë Kosumi në emisionin Rubikon të KTV-së, transmeton telegrafi.

Eco Higjiena

Ndërsa, lidhur me tërheqjen e tij nga posti i kryeministrit Kosumi ka thënë se zgjodhi rrugën më të mirë.

“Mund ta trazoja Kosovën, por zgjodha të jap dorëheqje nga posti i Kryeministrit. U bëra kurban i interesave brenda e jashtë”, tha ai.

Kosumi ka folur edhe për ish partinë e tij, duke thënë se, në gjendjen çfarë është partia, nuk do të votonte për AAK-në e sotme.