Uji Dea

KOSTT-i eliminon kompaninë që ofertoi çmimin më të lirë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut e ka eliminuar konsorciumin “Ekoinvest & Kesir”, i cili kishte ofertuar me çmimin më të lirë në tenderin për “Furnizim dhe instalimin e TR3 në SS 110/10kV – Prishtina 2”.

Kompania e eliminuar kishte ofertuar një çmim prej 1 milion e 79 mijë eurosh. Kurse KOSTT-i e ka shpallur fitues të tenderit kompaninë “Monting”, që ishte e dyta për çmimin më të ulët, duke ofertuar me 1 milion e 92 mijë euro, shkruan Koha Ditore.

Eco Higjiena

Konsorciumi “Ekoinvest & Kesir” është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke e akuzuar KOSTT-in se ka bërë shkelje të disa neneve të Ligjit të prokurimit kur e ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Monting”. Të martën, në OSHP pritet të mbahet seanca për shqyrtim kryesor të ankesës së konsorciumit “Ekoinvest & Kesir”, i cili ishte shpallur i papërgjegjshëm nga KOSTT-i me arsyetimin se i mungojnë disa kërkesa që janë bërë në dosjen e tenderit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.