Uji Dea

Kosovës i duhet gjyqësor dhe polici e shëndoshë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të pranisë së organizatës shtetërore amerikane USAID në Kosovë, drejtoresha e USAID në Kosovë, Maureen A. Shauket ka takuar të premten në Pejë kryetarin e kësaj komune dhe studentët e Universitetit Publik “Haxhi Zeka”.

Temat rreth sigurisë, sundimit të ligjit, aftësimi i gjyqësorit për zbatimin e ligjit dhe për investime në vendin tonë, ka dominuar në bashkëbisedimet që ka zhvilluar ajo, sidomos me studentët pejanë.

UBT

“Kosova ka nevojë për zhvillimin e saj ekonomik, ka nevojë për investime nga jashtë dhe investitorë të fuqishëm, por investimet vijnë aty ku ka siguri”, tha Shauket.

E për të sjellë investime të huaja, sipas saj, kërkohen zbatimi i ligjeve. “Ne kemi ndihmuar Kosovën në hartimin e ligjeve dhe Kosova ka ligje të mira, por ato duhet të zbatohen e jo vetëm të hartohen apo miratohen. Pra, për të patë investitorë të huaj për zhvillimin e Kosovës, këtij vendi i duhet një gjyqësor dhe një polici e shendosh”, tha ajo…(Tribuna).