RCCOLA

“Kosovës B” i zgjatet jeta deri më 2040, me investime private

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Brenda muajit gusht pritet të qartësohen hapat që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë rreth rehabilitimit të termocentralit “Kosova B” dhe mënyrën e përfshirjes së sektorit privat në termocentralin ‘Kosova B’.

Anëtarët e Komiteti Drejtues pritet të njihen me opsionet për rehabilitimin e këtij termocentrali që këshilltarët e transaksionit do t’i prezantojnë në mbledhjen e radhës që të mbahet brenda muajit gusht.

Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës rivitalizimi i këtij termocentrali nuk do të bëhet me mjetet nga buxheti i Kosovës, por duke e futur kapitalin privat në këtë termocentral.

Uji Dea

“Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) ka kërkuar nga këshilltarët e projektit të analizojnë opsionet për përfshirjen e sektorit privat në termocentralin “Kosova B”, duke u bazuar në spektrin e mundësive që ofron kuadri ligjor në Republikën e Kosovës”, ka thënë Lorik Haxhiu, menaxher i projektit “Kosova e Re”.

“Sipas studimeve, vlerësohet se kostoja e përmbushjes së kësaj direktive për njësitë e termocentralit “Kosova B” do të jetë rreth 300 milionë euro. Në këtë vlerë janë përfshirë elektrofiltrat e rinj, desulfurizimi, zvogëlimi i oksideve të azotit, trajtimi i ujërave nga procesi i prodhimit, etj.”, ka thënë Haxhiu. “Kosto tjetër e lidhur me njësitë e TC “Kosova B” kanë të bëjnë me investimet e domosdoshme për zgjatjen e jetës operative deri në vitin 2030 apo edhe deri në vitin 2040”.(koha)