UBT

Kosovën e pret kolaps financiar më 2015

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Kosovën e pret kolaps financiar, nëse vazhdon kriza institucionale deri në fund të vitit.

Mosfunksionimi i Kuvendit shkakton probleme në pagesa

Mobi Casa

Ngërçi politik është pengesë e madhe e zhvillimit ekonomik të vendit. Nëse kjo situatë vazhdon edhe më tutje, do të ketë telashe të mëdha buxhetore. Moskonstituimi i Kuvendit do të shkaktojë probleme në ekzekutimin e pagesave për vitin 2015. Njohës të çështjeve ekonomike janë të shqetësuar për këtë situatë, duke thënë se në rast se nuk miratohet buxheti i vitit 2015, do të ketë probleme të mëdha në realizimin e projekteve kapitale. Sa i përket ekzekutimit të buxhetit, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, nuk mund të paraqiten probleme, sepse baza ligjore ua mundëson që edhe pa rishikim të buxhetit të kryhen rregullimet e domosdoshme buxhetore.

“Ministria e Financave është duke punuar që të miratohet buxheti sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, mirëpo nëse nuk konstituohen institucionet, atëherë sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, do të shfrytëzohet neni 24 i LMFPP-së që merr për bazë vitin aktual dhe që siguron një ndarje buxhetore që është e barabartë me 8,33% (e vitit 2014)”, thuhet në përgjigjen e MF-së. Sipas tyre, me Kornizën Buxhetore për vitin 2015 është paraparë që buxheti të jetë 1,678 miliardë euro./Kosova Sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.