Eko Higjiena

Kurti takon Rohde, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin në sundimin e ligjit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në sundimin e ligjit.

Gjatë takimit, ambasadori Rohde shprehu interesimin për procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe për ecurinë e marrëveshjeve ndërkombëtare që presin miratim nga legjislativi.

Kurti theksoi rëndësinë që legjislatura e nëntë të konstituohet sa më parë përmes zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit, duke rikujtuar përpjekjet e tij për tejkalimin e bllokadës, përfshirë takimet me liderët e partive parlamentare dhe pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Presidentja e Republikës, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

UBT

Një temë tjetër e diskutimit ishte edhe kërcënimi me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës, i ndodhur gjatë fundjavës së kaluar.

Kryeministri informoi ambasadorin se institucionet e sigurisë kanë konfirmuar se kërcënimi ka ardhur nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi dhe që i përket kompanisë telefonike MTS, duke theksuar origjinën jashtë kufijve të Kosovës.

Në fund të takimit, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.