Kosovë e dashur

Poezi nga Nijazi Kastrati
Kosovë e dashur
Më je thesar
Nëntoka jote
Plot xehe ar.
Ari të zi
Shtrirë n’tokë kudo
Porse në terr
Ti sot jeto.
Male e fusha
Plot begati
Përse më e farfëra
O vend m’je ti?
Fushat e tua
Aq shumë pjellore
Grur të mjaftuar
Nuk kemi prore.
Djemtë tanë të mirë
Kudo n’Evropë
Ndër më punëtorët
Ata janë sot.
Në Universitete
Kudo me radhë
Studentët tanë
Janë ndër të parë
Po përse atëherë
Ti o atdhe
Vuan për shumëçka
Kur gjitha i ke?