Hidromorava

Kosovarja 13-vjeçe, me esenë më të mirë në Austri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bëhet fjalë për Alberina Shabanin nga Kosova. 13-vjeçarja ka zënë vendin e parë për esenë më të mirë në konkursin e pestë të shumë gjuhëve “Thuaj Multi”, në kategorinë e fëmijëve që u mbajt në Austri, në muajin mars.

Alberina nëpërmjet esesë tregon se si gjyshi i saj i rrëfen për kushtet e vështira të fëmijëve në Kosovë, të cilët kanë mbetur jetimë, pasi prindërit e tyre janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Po ashtu ajo rrëfen edhe për fëmijët që punojnë punë të rënda nëpër rrugë, vetëm e vetëm që të sigurojnë ushqim dhe veshmbathje. Motoja e Alberinës në punimin e saj ishte: “Arsimi është e drejtë njerëzore”.

Juria e Shoqatës Ekonomike për Integrim, e cila ishte iniciatore e konkursit, i kishte përzgjedhur për në finale punimet e 16 pjesëmarrësve, nga 407 sa kishin konkurruar në këtë konkurs nga e gjithë Austria.

Mobi Casa

Vetëm tri prej tyre e kanë fituar çmimin për punimin më të mirë, ose esenë më të mirë në konkursin e lartpërmendur.

Në mbrëmjen finale, para më shumë se 300 mysafirëve, Alberina pati rastin ta mbante fjalimin e saj edhe në shqip, përpos në gjuhën gjermane. Në këtë finale, ndër të tjerë, ishin të pranishëm kryetari i Vjenës,

Michael Häupl, nënkryetarja Sandra Frauenberger, ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, deputeti austriak Alev Korun dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Austrisë, biznesmenë e familjarë.

Kosovarja nga Grieskircheni i Austrisë, sërish bashkë me dy të rinj të tjerë u zgjodh që në emër të të gjithë finalistëve ta mbante fjalimin e saj përfundimtar për çmimin e fituar në garën për esenë më të mirë në Austri, thuhet në një njoftim të MeD-it./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.