FITORJA

Kosovari para gjyqit: ka manipuluar takometrat e 62 veturave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në këtë mënyrë ai mund t`i shiste shumë më shtrenjtë makinat, duke i prezantuar ato si relativisht të reja.

Një burrë 36 vjeçar nga Kosova kishte gjetur një metodë interesante për të fituar: i ka kurdisur takometrat e 62 veturave të vjetra, duke ua zvogëluar atyre kilometrazhin e kaluar. Në këtë mënyrë ai mund t`i shiste shumë më shtrenjtë makinat, duke i prezantuar ato si relativisht të reja.

Porositë për të bërë këtë manipulim kosovari i kishte nga shitësit e makinave të vjetra, shkruan br.de.

I akuzuar për vepër penale të falsifikimit, ai duhet të përgjigjet para Gjykatës së Landit në Munih.

UBT

Sipas padisë, tregtarët e automjeteve e kanë paguar kosovarin, sipas mundit të bërë, nga 50 deri 500 euro për një makinë me takometër të manipuluar. Pas kësaj, ata mund ta shisnin veturën mesatarisht nga 3000 euro më shtrenjtë se më parë.

Personi i akuzuar ka qenë i dënuar edhe më parë dhe kishte vuajtur dënimin me kusht. Në një bastisje që kishte bërë policia në mars të vitit 2011 në gjithë Bavarinë, ishin kontrolluar 150 banesa dhe lokale afariste. Në atë aksion ishin konfiskuar 380 automobila te vjetër dhe ishin arrestuar 85 persona të dyshuar.

Në mesin e tyre kishte qenë edhe kosovari./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.