UBT

Kosovari në spektaklin e Cirque du Soleil

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Më 21 dhjetor nëpër kinematë amerikane dhe ato botërore do shfaqet spektakli filmik “Cirque du Soleil: Worlds Away”, në 3D. Pjesë e filmit është edhe aktori dhe valltari i talentuar kosovar, Halil Gashi.

Filmi është shkruar dhe drejtuar nga i aktori i njohur hollivudian, Andrew Adamson (i nominuar nga Akademia Filmike, dhe regjisor i filmave “Shrek”, “The Chronicles of Narnia, etj’), sipas idesë së regjisorit James Cameron (i cili realizoi filmat e njohur “Titanic”, “Avatar”, “The Terminator”, “Judgment Day”, etj), i cili ka fituar disa çmime për ‘regjisorin më të mirë’ edhe në festivalin prestigjioz Golden Globe Awards.

Në filmin“Cirque du Soleil: Worlds Away” luan edhe aktori dhe valltari i talentuar shqiptar nga Kosova, Halil Gashi. Ai në film shfaqet në dy role: si valltar dhe si aktor. Me koreografinë e përpunuar nga Halil Gashi, Halili vallëzon solo me muzikën e grupit The Beatles. Ndërkaq, në performimin e tij të dytë, Gashi shfaqet edhe me një valltare tjetër, në një vallëzim duet, që gjithashtu bëhet me muzikë të grupit The Beatles.

Uji Dea

Në fakt, “The Beatles show Love” është vetëm njëri prej shtatë akteve kryesore të filmit. Të shtatë aktet e filmit janë: 1.”O”, një performim ky në ujë, i cili nënkupton jetën dhe vetëdijen; 2 .“KA”, një spektakël që ndërthur artin me teknologjinë; 3.“Mistery”, është një shfaqje akrobatike; 4.“Viva Elvis”, që i dedikohet muzikës së Elvis Presley, dhe që në vete përmban edhe kostumet dhe vallëzimet përkatëse; 5. “Criss Angel Believe”, që i dedikohet magjistarit Criss Angel, respektivisht, që trajton historinë e një dashure të humbur; 6. “Zumanity”; dhe 7. “The Beatles Love”, një akt ky që përmban me numrin më të mëdhenj të artistëve krahasuar me të gjitha aktet e tjera (www.worldsaway3d.com).

Përndryshe, filmi është xhiruar në Las Vegas, në vitin 2011.

Valltari kosovar, Halil Gashi ka qenë pjesë e trupës së njohur botërore Cirque De Soleil, ku për tre vjet e gjysmë edhe e ka punuar shfaqjen ‘The Beatles Love Show’ (në Las Vegas). Po ashtu, Gashi është treguar mjaft i suksesshëm edhe në fushën e aktrimit. Ai ka aktruar për regjisorë të njohur në Angli e Gjermani; fillimisht në teatër, e pastaj edhe në film. Veç kësaj, Gashi ka qenë edhe pjesë e disa video-klipeve të kompanive dhe artistëve/këngëtarëve të njohur, si Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi’s, Adidas, etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.