Eko Higjiena

Kosovari lëndohet rëndë në përpjekje për të ikur nga burgu

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ai është rrëzuar nga një mur i lartë 8 metra. Me këtë rast ka dështuar edhe ikja e planifikuar e një të burgosuri tjetër, shtetas i Serbisë.

Në tentim për të ikur nga burgu ku ishte duke vuajtur dënimin në Lenzburg (Aargau) një kosovar ka pësuar lëndime të rënda. Ai është rrëzuar nga një mur i lartë 8 metra. Me këtë rast ka dështuar edhe ikja e planifikuar e një të burgosuri tjetër, shtetas i Serbisë. Këto tentime kanë ndodhur sot në orën 14.

Kosovari i lënduar i është nënshtruar një operacioni emergjent pasi ka pësuar thyerje të rëndë të këmbës dhe tash ndodhet në Inselspital të Bernës në stacionin e mbikëqyrur .

ARKATANA

Dy të burgosurit ishin përpjekur të iknin duke e lidhur një shkallë nga kopshti me një litar dhe një gyp, ka thënë një përgjegjës i burgut. Por kosovari ka rënë nga muri në tokë në anën e jashtme të burgut, ndërkohë që pjesëtarë të personelit të burgut kanë qenë të pranishëm në të dyja anët e murit. Kjo për faktin se dy të burgosurit para kësaj e kishin prekur një tel të rrethojës, me ç`rast ishte aktivizuar alarmi.

Si dënim për përpjekjen e ikjes dy të burgosurit do të mbajnë nga 15 ditë dënim në “bunkerin” e burgut që ndodhet në bodrum. Aty kanë vetëm shtratin dhe fare pak dritë të diellit. Vetëm një orë në ditë të burgosurit kanë të drejtë të dalin në ajër të pastër.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.