Hidromorava

Kosovari dyshohet për plagosjen e boshnjakes

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Të martën e kaluar, me disa plumba është plagosur rëndë një grua 36 vjeçare nga Bosnja, me qëndrim në kantonin e St. Gallenit. Si i dyshuar për plagosjen e saj është marrë në pyetje bashkëshorti i saj, një shtetas kosovar. Këtij të fundit i është konfikuar revolja, si armë me të cilën dyshohet të jetë realizuar krimi.

Prokuroria e përgjithshme e St. Gallenit ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit dhe ka kërkuar paraburgimin e tij si masë hetimore.

Mobi Casa

Gruaja e plagosur vazhdon të qëndrojë në spital, duke u shëruar nga plagët e marra. Sipas mjekëve, gjendja e saj është stabile.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende të dhëna lidhur me motivin e plagosjes.(albinfo.ch)