UBT

Kosovari dhe serbi kapen duke vjedhur trezorë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bëhet fjalë për një shtetas kosovar të moshës 46 vjeçare dhe për një serb 31 vjeçar, pa leje qëndrimi në Gjermani

Policia e Erdingut, Gjermani, ka kapur një kosovar dhe një serb të cilët dyshohet se kanë bërë një seri plaçkitjesh duke thyer trezorët me para në firma dhe ndërtesa të ndryshme.

Ata janë arrestuar pasi janë zënë duke plaçkitur në klubin e golfit në Pfaffenhofen. Sipas hetuesve, kosovari dhe serbi i takojnë një grupi që mbahet përgjegjës për 25 plaçkitje të kryera në regjionet Oberbajern dhe Allgau. Preja dhe dëmet që kanë shkaktuar vlerësohet në qindra mijë euro.

Uji Dea

Caqe të këtyre plaçkitësve ishin shitoret me material ndërtimi, punëtoritë e ndryshme, qendrat sportive etj.

Për kapjen e dy plaçkitësve ishte mobilizuar një numër i madh policësh nga Oberbajerni. Të enjten në mëngjes, më në fund ata ranë në kurthin e policisë. Bëhet fjalë për një shtetas kosovar të moshës 46 vjeçare dhe për një serb 31 vjeçar. Asnjëri prej tyre nuk ka vendqëndrim të rregullt në Gjermani.