KKVITI

Kosovari dënohet për drogë, 18 vjet pas kryerjes së veprës!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fletarresti ndërkombëtar ishte bërë me kohë por ai u aktivizua në momentin që kosovari hyri në territorin e Shqipërisë.

Kishte shitur dy kilogramë heroinë pastaj, si azilkërkues, ishte dëbuar në vendlindje ende pa filluar procedura e ndjekjes për deliktin e kryer. Tregtia me drogë ka ndodhur në vitin 1996 por dënimi ndonëse ka vonuar, nuk ka munguar!

18 vjet më vonë një gjykatë në Memmingen (landi i Bavarisë, Gjermani) e ka dënuar kosovarin me dy vjet burg me kusht. Bashkëkryesit e tij kanë marrë dënimet qysh në vitin 2000, por ky i fundit ka shpëtuar deri më tash falë faktit se gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka lëvizur nga Kosova. Deri në verën e kaluar, kur ishte kapur në momentin që kishte shkelur në territorin e Shqipërisë. Fletarresti ndërkombëtar kundër tij ishte bërë qysh në fillim por ai nuk mund të vepronte në shtetin e Kosovës.

Fundamenti

Me rastin e kontrollimit të pasaportës në pikën kufitare me Shqipërinë, ai u identifikua dhe menjëherë u arrestua nga policia shqiptare. Pastaj ai është mbajtur në një burg shqiptar deri sa janë përfunduar modalitetet e ekstradimit të tij në Gjermani. Pas shqiptimit të dënimit me kusht, i dënuari mund të kthehet në Kosovë, shkruan Augsburger Allgemeine. Duket se ai edhe do ta bëjë këtë, pasi që, sipas zëdhënësit të gjykatës në Memmingen, kosovari nuk ka treguar ndonjë interesim për të mbetur në Gjermani.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.