FITORJA

Kosovarët, të tretët pas portugezëve dhe gjermanëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Zvicër, më shumë se një vit më parë jetojnë: 12337 portugezë, 11491 gjermanë 7796 kosovarë

Në fund të prillit 2012 në Zvicër jetonin 1’789’374 persona me shtetësi të huaj. Kjo shifër është për 4.3% më shumë se një vit më parë. Shumica ose 65% e shtetasve të huaj që jetojnë në Zvicër, vijnë nga vnedet e BE-së dhe EFTA-s.

Numri i të huajve nga shtetet tjera gjatë kësaj periudhe është rritur për 1.2%.

GRANDEMALL

Nga të huajt më së shumti kanë ardhur në Zvicër portugezët, gjegjësisht 12337 persona. Pas tyre vijnë kgjermanët me 11491 dhe pastaj kosovarët, që këtë vit janë 7796 më shumë se një vit më parë.

Sikundër ka ndodhur për çdo vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, rritja e numrit të kosovarëve edhe këtë vit nuk është rritje reale. Por, ajo shpjegohet me numrin relativisht të madh të kosovarëve që kanë marrë ndërkohë pasaportat kosovare dhe kanë hequr dorë nga pasaportat serbe. Po këtë trend e tregon edhe rënia e madhe (-9126) e numrit të serbëve në Zvicër, që e shpjegon të njëjtin fenomen, numrin relativ të kosovarëve që nuk janë më shtetas serbë.

Krahas rritjes së numrit të të të hujave që kanë ardhur të jetojnë në Zvicër, kemi edhe një numër në rritje të të huajve që kanë braktisur Zvicrën. Janë 65900 raste të tilla gjatë nje viti.(albinfoch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.