Mobi Casa

Kosovarët, sfilatë mode në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bëhet fjalë për stilistët e njohur shqiptarë të Kosovës Kujta& Meri. Ata do të prezentojnë koleksionet e tyre në një sfilatë speciale të modës që do të organizohet në kështjellën e vjetër gjermane Historisches Moseum Del Platz Speyer, afër qytetit të Dyseldorfit, gjatë muajit mars.

Sipas një komunikate, organizator i kësaj sfilate të veshjeve të realizuara nga Kujta&Meri është fotografi i njohur dhe organizuesi i sfilatave në Evropë dhe vende të tjera të botës, Antonio Montani, në bashkëpunim me Magazine Internacionale dhe Rock On Internacional Model Menagment.

Në sfilatën që do të mbahet në kështjellën e vjetër gjermane pritet të prezentohen 20 kreacione të Haute Couture, të realizuara nga stilistët e njohur Kujta&Meri.

RCCOLA

Kontrata me organizatorin dhe fashion-fotografin e njohur Antonio Montani për mbajtjen e sfilates pritet të nënshkruhet këto ditë, ndërsa ky eviniment është i dyti për nga fama, ku marrin pjesë dhe prezantojnë koleksionet e tyre Haute Couture Kujta& Meri.

Veshjet e dizajnuara nga Kujta&Meri do të prezantohen para qindra klientëve, adhuruesve të modës, figurave të larta të jetës ekonomike-shoqërore, si dhe do të jenë nën përcjelljen e mediave të specializuara gjermane, ruse, italiane dhe atyre shqiptare./albinfo/