UBT

Kosovarët sërish refugjatë!

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Në Hungari, qytetarët e Kosovës e zënë vendin e parë për kërkim të azilit, duke ua kaluar edhe atyre nga Afganistani. Franca mbetet vendi më i preferuar i kosovarëve

Thirrjet e vazhdueshme të liderëve institucional se vendet e Bashkimit Evropian nuk pranojnë më refugjat nga Kosova, nuk ua kanë bërë përshtypje kosovarëve. Prandaj vetëm gjatë tre muajve të shkuar, më shumë se 400 qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në Hungari.

Shumica e këtyre kosovarëve kanë kaluar ilegalisht, duke thyer rregullat kufitare të kalimit kufitar. Megjithatë e vetmja shpresë e tyre është se në BE do gjejnë një vend punë, që në Kosovë ishte e pamundur.

Madje, siç raporton “Reporter”, në Hungari, qytetarët e Kosovës e zënë vendin e parë për kërkim të azilit, duke ua kaluar edhe atyre nga Afganistani.

Sipas medieve hungareze, në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 400 azilkërkues kosovarë, nga 2 mijë e 322 shtetas të huaj që kanë kërkuar azil. Në periudhën tre mujore, ndërsa grupi më i madh është nga Kosova me (400), pasuar nga Afganistani (379) dhe Algjeria me (374).

Ndërkaq gazeta “Zëri” e Prishtinës raporton për largimin e një numri të madh të të rinjve nga rajoni i Drenicës. Siç thuhet, të rinjtë kohëve të fundit migrojnë në shtetet tjera, nëpërmes të një lidhjeje, e cila siguron shkuarje dhe vendosje të rehatshme në shtetet që ata preferojnë.

Ajo që shtynë ata ta marrin këtë rrugë, pa dyshim janë varfëria e madhe dhe papunësia.

Vetëm në dy javët e fundit, siç thuhet në raport, rreth 150 të rinj të komunës së Skënderajt, kanë ikur fillimisht në Hungari, nëpërmes të një lidhje Prishtinë-Beograd-Suboticë, e pastaj nga aty janë shpërndarë në shtete tjera.

Vetëm nga Tërnafci, një fshat me rreth 70 shtëpi, kanë migruar 20 të rinj. “Toka e premtuar u ka hyrë në gjak dhe secili i ri, i cili kryen ndonjë shkollë, në pamundësi për të gjetur punë në vendin e vet, nxiton të ikën jashtë vendit”, thuhet në raport.

Uji Dea

Tanimë atyre që dëshirojnë ta lëshojnë vendin, në kërkim të kafshatës së bukës në shtetet perëndimore u nevojitën vetëm 21 euro, për autobusin që qarkullon nga Prishtina për në Beograd. Nga aty, u nevojiten edhe 17 euro të tjera, për tren apo edhe për autobus, i cili shkon nga Beogradi për në Suboticë.

Sipas disa të rinjve drenicas që kanë provuar këtë rrugë, por që janë kthyer dhe prapë janë nisur për atje, në Suboticë janë njerëz të caktuar të cilët merren me këtë punë.

Ata sigurojnë transportin e tyre deri në një qytezë hungareze (nuk tregojnë se cila është ajo), në të cilën ndodhet njëlloj kampi. Secili që gjendet në këtë kamp dhe ka dikë në Gjermani, Francë, Austri, Zvicër, apo edhe në shtetet tjera evropiane mundet pa frikë t’i ftojë ata dhe të vijnë e t’i marrin nga kampi dhe t’i dërgojnë atje ku duan ata vetë.

Më së lehti thotë se është me Francën, sidomos për ata që kanë fëmijë, sepse, siç pohohet, autoritetet franceze nuk paraqesin asnjë problem dhe asnjë pengesë për ata që duan të shkojnë nga ky kamp, në Francë.

“Kam kryer fakultetin juridik, para lufte. Familja ime jeton në kushte mizere, në varfëri të madhe. Me një social, as bukën nuk mund ta sigurojmë. Kam kërkuar punë kudo që dëgjoja se po kërkojnë punëtorë. Për me gjet punë duhet me pas dikë të njohshëm, ose duhet me pas para ose gruan e mirë. E unë nuk i kam asnjë prej tyre”, thotë njëri prej atyre që iu kishte mundur mendja për të ikur.

Në anën tjetër, Zymer Voca, një banor i Tërnafcit, tha se vetëm në dy javët e fundit, fshatin e kanë lëshuar 20 të rinj, të cilët ia kanë mësyrë, siç thotë ai, “kësaj rruge” të pasigurt dhe me shumë sakrifica.

“Po ikin të rinjtë, sepse këtu nuk po shohin perspektivë. Nuk ka punë për ta, kryejnë shkolla, mbesin në shtëpi, kryejnë edhe fakultete, madje ka edhe magjistra, të cilët nuk gjejnë punë. Revoltohen, pezmatohen kur shohin të tjerët që pa kurrfarë kualifikimi u sigurohet punë. Ata mbajnë shpresa se do t’i shpetojë Perëndimi, thjeshtë ata nuk kanë kah t’ia mbajnë“, ka thënë Voca.

Ndryshe, Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk është i përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave. Ndërkaq kërkesat e mëdha për azil, rrezikojnë maksimalisht heqjen e vizave. Prandaj nëse vazhdon ky trend, atëherë Prishtina zyrtare e ka të vështirë të përfshihet në atë që quhet “Shengeni i bardhë”. (albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.