RCCOLA

Kosovarët, me dokumente bullgare në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Të gjitha dokumentet e gjetura te dy personat që donin të hynin nga Franca në Zvicër, kishin qenë të falsifikuara.

Rojat e kufirit Francë-Zvicër me rastin e një kontrollimi të një makine, të bërë në vendkalimin në Bazel kanë zënë dy kosovarë me pasaporta false të Bullgarisë, të cilët ishin të ndjekur për delikte të ndryshme të kryera në kantone të ndryshme të Zvicrës.

Të gjitha dokumentet e gjetura te dy personat kishin qenë të falsifikuara.

Eco Higjiena

Pas kontrollimit të bërë nga rojat e kufirit është konstatuar se njëri nga kosovarët, shoferi 27 vjeçar i makinës, po ndiqej penalisht për vjedhje, dëmtim prone, prishje të qetësisë, delikte komunikacioni dhe për qëndrim ilegal në Zvicrën perëndimore. Ai kishte pasur disa herë ndalesa për të hyrë në Zvicër.

Bashkudhëtari i tij 29 vjeçar po ndiqej me fletarrest për një vjedhje të kryer në Zvicrën gjermane.

Të dy personat janë arrestuar dhe i janë dorëzuar Policisë së Kantonit të Bazelit.(albinfo)