UBT

Kosovarët konsumojnë produkte të dyshimta

/ 2 minuta lexim

Prania e alfatoksninës në disa produkte të qumështit ka filluar të bëhet shqetësim serioz për qytetarët se çfarë produkte po konsumojnë.

Ekspertët kanë thënë për Telegrafin se mekanizmat e mbikëqyrjes dhe të inspektimit të tregut akoma nuk janë të motivuara sa duhet në aspektin teknik, financiar dhe atë të kuadrove.

Analisti Ibrahim Rexhepi vlerëson se aktualisht në treg shumëçka është e dyshimtë. Mirëpo, ai thekson se deri më tash nuk kemi ndonjë çrregullim të madh që ndërlidhet me cilësinë e produkteve, si vendore ashtu edhe të importuara.

Ai ka thekson se problemi qëndron në atë se sa mund t’ju besohet institucioneve përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së produkteve që prodhohen në vend.

“Alternativë tjetër nuk ka, prandaj edhe duhet pranuar si të saktë vlerësimin se produktet vendore janë të sigurta për konsum”.

Sipas tij, inspeksioni i tregut ka kapacitet të kufizuar njerëzore që të mbulojë tërë tregun e vendit.

Mobi Casa

“Duke pasur parasysh seriozitetin e kësaj çështje, Qeveria e Kosovës duhet të ketë një projekt për rritjen e kapaciteteve të këtyre dy institucioneve”.

Eksperti i Ekonomisë ka thënë se Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ka kompetenca dhe fuqi ligjore, por sipas tij, duhen më shumë investime për kompletimin laboratorëve dhe të stafit

Në anën tjetër, Selatin Kaçaniku, nga “Konsumatori”, shprehet se prezencën e alfatoksinën fillimisht e ka sinjalizuar organizata që ai drejton, që nga nëntori i vitit të kaluar.

“Në vazhdimësi jemi duke e ndjekur këtë problematikë”, thotë ai.

Kaçaniku ka deklaruar se ka marrë zotime nga kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Valdet Gjinovci , se tregu i Kosovës është i pastër sa i përket produkteve të qumështit.

“Ne po presin që së shpejti të na vijnë rezultat edhe për nënproduktet e qumështit, siç janë: kosat e ndryshëm, jogurtët me fruta, ajkat etj. Presim rezultatet e kërkimeve dhe të hulumtimeve për disa nënprodukte të miellit. Rezultatet janë duke u bërë edhe për produktet e mishit”, shton ai. “andaj, të gjithë konsumatorët që të dëshmojnë një shkallë më të madhe të vetëdijesimit”, tha Kaçaniku. /Telegrafi/