UBT

Kosovarët e kthyer nga Siria, arrestohen për terrorizëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Ebu Hafs Al Albani”, është nofka luftarake e Genc S. i arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës. Pretendon se është ndjekës i udhës së “Al-Laidës” në Ballkan dhe paralajmëron ardhjen e saj së shpejti.

“Al Albani” ka qenë një kohë në Siri si luftëtar nga Kosova së bashku me shqiptar të tjerë. Është kthyer prej kohësh në Kosovë. Kthimi këtu, e ka bërë të dyshimtë.

Është futur në përgjime një kohë të gjatë derisa të mërkurën është arrestuar. Të premten, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë, shkruan Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Policia ka arrestuar edhe shokë të tij në aksionin që është zhvilluar në Prishtinë dhe Gjilan dhe ka zbuluar armë dhe një sasi eksplozivi të lidhur me telefona celular të gatshëm për shpërthim.

Valon Sh., Musli H., Ardian M. Dhe Nuredin S dyshohet se janë arrestuar pas hetimeve që janë zhvilluar kundër tyre, rreth veprimeve që kanë të bëjnë me Sirinë. Ndërsa Bekim M. dyshohet vetëm për sulm të rëndë fizik të ushtruar ndaj dy shtetasve amerikan, pjesëtar të një organizate të krishterë që në Kosovë shpërndanin fletushka fetare. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor “Uragani” të zhvilluar ditë më parë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.