Kosovarët djegin miliona në fishekzjarre

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova është mbushur me barut. Në prag të festave të fundvitit dikush po përfiton në masë të madhe. Janë katër firma kosovare që po importojnë sa po munden fishekzjarrë dhe mjete piroteknike.

Vetëm gjatë këtij viti janë importuar 542 tonelata mjete piroteknike, që është më pak për 58 tonë se vitin e kaluar.
Të dhënat doganore tregojnë se vlera e fishekzjarrëve të importuara gjatë këtij viti është mbi 821 mijë euro.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline se, origjina e fishekzjarrëve dhe artikujve të tjerë piroteknikë është nga Kina.
Sipas tij, përderisa vitin e kaluar ishin gjashtë firma importuese të këtyre artikujve, këtë vit janë të licencuara katër kompani.
Ai tha se vitin e kaluar (2011) vlera doganore e mallit për artikujt piroteknikë ishte 1 milion e 457 mijë euro, ndërsa ketë vit, deri me datën 17 dhjetor, shifra ka shkuar mbi 821 mijë euro.

Por, kur kësaj shume i shtohet edhe fitimi i kompanive importuese dhe shitësve ambulant, atëherë konsumatorët del se harxhojnë miliona euro në krisma.
Labinot Gashi, 25-vjeç nga Prishtina, e pret muajin dhjetor për të përfituar materialisht. Ai që nga 10 dhjetori ka filluar të merret me shitjen e fishekzjarrëve dhe tregon se ka mjaftë punë.

Fundamenti

“Bizensi me shitjen e bombicave dhe fishekzjarrëve është i mirë gjatë muajit dhjetor dhe kam vendos që te merrem me këtë punë deri për festen e vitit të ri”, ka thënë ai, duke shtuar se me fishekjzarre furnizohet të pazari në Prishtinë.

Ai edhe pse nuk ishte në gjendje të tregojë sa fiton gjatë ditës, thotë se të ardhurat janë shuma të mira.
Sipas tij, në këtë kohë, konsumatorë të këtyre artikujve janë kryesisht fëmijët, ndërsa në prag të festave të fundvitit blejnë edhe të moshuarit.
Policia si zakonisht apelon dhe kërkon nga gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të jenë shumë të kujdesshëm gjatë festimeve, sidomos gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike nga fëmijët.

Policia rikujton se viteve të kaluara, si pasojë e lëndimeve nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndihmën mjekësore e kanë kërkuar një numër i madh i të lënduarve. / Indeksonline/