Hidromorava

Kosovarët ankohen, thonë se çmimet e produkteve janë bërë të papërballueshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në rrogat dhe pensionet e ulëta.

Në Evropë, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale prej 2500 eurosh.

Mëngjesin e së shtunës, Hasbije Kelmendi, një qytetare nga Prishtina, kishte dalë për të blerë ushqime për një javë. Por, ajo u përball me çmime që i cilësoi si gjithnjë e më të papërballueshme.

“Çmimet janë të shtrenjta pak, por patjetër po duhet për ushqim me dhënë se me këto rroga e sotit dhe me pensionet e sotit, me të vërtetë është katastrofë. Por të shohim deri kur po shkon kështu”, tha për RTK, Hasbije Kelmendi, qytetare.

Për qytetarët e tjerë, rritja e çmimeve është bërë një realitet i zakonshëm. “Mendoj që po ndjekin trendin e rritjes së çmimeve të gjitha artikujve që janë të domosdoshme për jetë, natyrisht edhe këto janë të shtrenjta për xhepin e konsumatorit por realisht jemi bërë imun për këtë rritje të çmimeve që po ndodh për çdo ditë. Nuk është veç fjala të kishin qenë vetëm pemët e perimet”, tha Nysret Veliu, qytetar.

Ndërkohë, tregtarët në Tregun e Gjelbër të Prishtinës thonë se, megjithëse në disa raste çmimet kanë rënë, numri i blerësve është zvogëluar dukshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Hidromorava

“Në disa artikuj pak ka ngritje, por shumica kanë filluar me u ul çmimet. Për shembull, domatja, specat, trangujt këto çka janë prej perimeve, kanë filluar të ulen. Tash do pemë që vijë prej vendeve tjera, prej vendeve më të ngrohta pak më i lartë është çmimi. E këto që janë prej vendeve për rreth këtu, për shembull domatja që vjen prej Shqipërisë, trangujt, lakrat këto veç kanë filluar me u ul çmimi, pasi tash edhe koha ka filluar me u ngroh”, tha Patritot Maqestena, shitës.

“Me shitje pak, nuk ka shumë shitje. Nuk e di tash ndoshta konkurrencë e madhe, pak njerëz shitja është shumë e vogël në krahasim me tjera vite. “

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, e konsideron situatën më shumë se shqetësuese. Ai thekson mungesën e një strategjie afatgjatë dhe pasojat e privatizimit të hershëm të aseteve prodhuese.

“Sikur jemi zënë të papërgatitur dhe ne sot kemi arritur aty ku jemi duke i paguar gabimet që i kemi bërë nga 99-ta e këndej, duke filluar me privatizimin e aseteve prodhuese të artikujve nga shporta dhe pastaj duke i bërë disa gabime të tjera( që ne tash nuk kemi kohë të debatojmë)dhe që të gjitha po na kthehen buremang. Po na e rritin pakënaqësinë, po na pamundësojnë jetën e dinjitetshme dhe natyrisht, po na e ulin standardin e mirëqenies sociale gjithnjë duke pasur parasysh se ajo shtresa e varfër që ishte 30 për qind tash është ulë, por me të vërtetë edhe ajo shtresë ka falimentuar dhe falimentimi po i kërcënohet të ashtuquajturës shtresës së mesme”, tha ai.

Ai u bën thirrje autoriteteve që të njohin qytetarin si konsumator dhe të ndërmarrin masa konkrete për ta përballuar këtë krizë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.