FITORJA

Kosovare Asllani, ambasadorja e shqiptarëve në Botërorin e grave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosovare Asllani do të jetë përfaqësuesja e shqiptarëve në Kampionatin Botëror të femrave, i cili do të nisë nesër.

Futbollistja kosovare do ta përfaqësojë Suedinë në garën prestigjioze që do të mbahet në Australi dhe në Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesja e Milanit është një legjendë e kombëtares suedeze, me të cilën i ka zhvilluar plot 170 ndeshje, ndërsa në këtë periudhë i ka realizuar edhe 44 gola.

Suedia do të jetë pjesë e Grupit G së bashku me Argjentinën, Italinë dhe Afrikën e Jugut.

Ndeshjen e parë, futbollistja kosovare me shoqe do ta zhvillojnë më 23 korrik ndaj kombëtares jug-afrikane.

Uji Dea

Futbollistja e Milanit do të mundohet ta japë më të mirën për kombëtaren skandinave, me të cilën synon të ketë sukses në këtë Botëror.

Edhe pse e përfaqëson një vend tjetër, në të cilin është lindur dhe rritur, Kosovare Asllani nuk i harron kurrë rrënjët e saj, shkruan “Gazeta Express”.

Kohë pas kohe, ish-futbollistja e Manchester Cityt, Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, ka festuar duke e formuar shqiponjën dykrenore me duar, ndërsa pak javë më parë ishte prezente në Kosovë, ku e zhvilloi edhe një ndeshje miqësore.

Ajo është shembull dhe model për t’u ndjekur nga vajzat në Kosovë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.