RCCOLA

Kosova vazhdon ta frikësojë Zvicrën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zvicra e Xherdan Shaqirit, Valon Behramit, Granit Xhakës, Blerim Xhemajlit e Admir Mehmedit duket se më shumë po frikësohet nga Kosova sesa nga Shqipëria, me të cilën do të ndeshet të martën në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Brazili 2014’.

Në fakt, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s më 27 dhe 28 shtator pritet t’ia japë përfundimisht dritën jeshile Kosovës që të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. E për mediat helvetike kjo është e rrezikshme për Zvicrën, ngase pesë shqiptarët e saj kur të duan mund ta braktisin përfaqësuesen e këtij vendi për t’iu bashkuar reprezentacionit kosovar.

Fundamenti

Megjithatë, portali i njohur zviceran 20min.ch ka shkruar të premten se pesë shqiptarët e Zvicrës vështirë se mund t’i bashkohen Kosovës në një të ardhme të afërt.

Por, ky portal ka paralajmëruar se më vonë fare lehtë Behrami, Shaqiri, Xhaka, por edhe Xhemajli e Mehmedi mund ta lënë Zvicrën, nëse Kosovës do t’i lejohet që të luajë në kualifikimet për Kampionatin Evropian i cili do të mbahet në vitin 2016 në Francë.(express)