Kosova u dëmtua keq në agjendën evropiane

Njohësit e integrimeve evropiane Emrush Ujkani dhe Avni Mazreku kanë vlerësuar se Kosova është dëmtuar gjatë këtyre katër muajve në aspektin e integrimeve evropiane.
Sipas tyre, nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, dëmet e Kosovës do të jenë të mëdha në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, në procesin e integrimit si dhe në imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, i cili edhe ashtu nuk është i formuar. /Epoka e Re /