FITORJA

Kosova të jetë më e qartë me politikën e vet ndaj Luginës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kmaberi, flet për diskriminimin e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Luginën e Preshevës dhe për rrethanat e paqarta të vendosjes dhe heqjes së lapidarit para Komunës së Preshevës.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Kamberi, aktivist shumë vjeçar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe njëri nga udhëheqësit e Partisë për Veprim Demokratik, paralajmëron se mesazhet jo të qarta nga Prishtina nxjerrin telashe në Luginë.

“Personalisht do të deshiroja që Kosova të jetë me e qartë dhe më e drejtpërdrejt me politikën e vet ndaj Luginës së Preshevës. Mesazhet jo të qarta nga Prishtina sa i përket ndonjë çështje me rëndësi, shpeshherë kanë ndikuar në krijimin e ndasive në Luginë”, tha Kamberi.

Mobi Casa

Ai po ashtu shpreh rezerva ndaj retorikës kombëtariste të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe apelon që Lugina të ndihmohet konkretisht, sepse “pas 10 vjetësh mund të vijmë në situatë që edhe Luginën e Preshevës ta kujtojmë si “mollën e kuqe” nëpër këngë”.

Në komunën e Medvegjës tashmë kanë mbetur vetëm 500 shqiptarë. Sipas tij, as qeveria në Tiranë, as ajo në Prishtinë nuk e kanë ndihmuar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me asnjë fond.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.