Uji Dea

Kosova synon të bëhet qendër rajonale e industrisë ushtarake amerikane

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, iu ka ofruar investitorëve amerikanë të industrisë ushtarake për të investuar në Kosovë, në mënyrë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëndrimin dhe gatishmërinë e tij për investitorët amerikanë të industrisë ushtarake e ka shprehur gjatë fjalimit në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21 dhe në takimin me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Andy Michels.

“Investitorët amerikan të industrisë ushtarake shprehin vlerësimin e lartë për ofertën time për të investuar në Kosovë me potencialin e veçantë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj, përcjell Telegrafi.

Mobi Casa

Më tej ai ka shkruar se “këtë qëndrim, përveç gjatë fjalimit tim në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21, e shpreha edhe në takimin tejët miqësor me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, z. Andy Michels”.

Ai tha se me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ndër të tjera edhe z.Michels i ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.