UBT

Kosova, siç nuk e menduar!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nëntë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës disa prej deputetëve, të cilët ishin pjesë e legjislaturës kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, vlerësojnë se vendi nuk është zhvilluar sa duhet. Ata të cilët hodhën nënshkrimin në Deklaratën e Pavarësisë konsiderojnë se Kosova ka ndryshuar për të mirë, ka themeluar institucionet shtetërore, por nuk ka ndryshuar aq sa do të duhej përgjatë gati një dekade, shkruan gazeta Zeri.

Jakup Krasniqi, Nait Hasani, Besa Gaxherri, Ardian Gjini, Myzejene Selmani e Rasim Selmanaj janë disa prej protagonistëve të datës 17 shkurt 2008, të cilët pohojnë se pritjet në atë kohë kishin qenë më të mëdha dhe se pas një dekade do të kishte një Kosovë shumë herë më të zhvilluar se ç’është sot.

Krasniqi: Akti i Pavarësisë, kurorëzim i aspiratës sonë shekullore

Eco Higjiena

Jakup Krasniqi, ish-kryeparlamentar në kohën e shpalljes së Pavarësisë, tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë opozitare “Nisma për Kosovën”, ka vlerësuar se Kosova ka ndërtuar institucionet e shtetit, mirëpo ato nuk janë duke funksionuar sipas ligjit.

“Çlirimi i Kosovës dhe akti i pavarësisë janë kurorëzim i aspiratës sonë shekullore. Kosova gjatë këtyre viteve ka ndryshime në disa fusha si: në ndërtimin e institucioneve, në miratimin e kushtetutës e ligjeve, në infrastrukturën rrugore e arsimore. I ndërtuam institucionet e shtetit, por ato nuk po funksionojnë mbi bazën e ligjeve, nuk po funksionojnë për t’u shërbyer qytetarëve, por funksionarëve të lartë të shtetit”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.