Fundamenti

Kosova, shtet pa histori të shkruar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ka dy muaj që Sabit Syla është ud. drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës “Ali Hadri”. Ai thotë se historia bashkëkohore e Kosovës duhet të shkruhet sa më shpejt, pasi nuk ka kuptim që Kosova të jetë një shtet pa histori. “Unë jam shumë i qartë dhe kuptoj për Historinë bashkëkohore të kalojë kohë e domosdoshme. Por të lutëm, janë 15 vjet kohë”, thotë Syla.

Ndonëse për të shkruar historinë bashkëkohore të Kosovës nevojitet të hapen arkiva në Bruksel e Beograd, Sabit Syla, ud. drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës, thotë se ka dokumente të cilat nuk do të hapen edhe 30 e më shumë vjet.

Mobi Casa

Nëse pritet hapja e arkivave të huaj për ta shkruar historinë e Kosovës, sipas tij, atëherë gjenerata e tashme nuk do të mund të shkruante asnjë rresht për historinë bashkëkohore. Andaj, ai thotë se historia e luftës së UÇK-së dhe luftërave tjera në viset shqiptare, tashmë duhet shkruar.

“Nuk ka dëshmi më të madhe se varrezat e dëshmorëve që i kemi sot”, thotë Syla. Ai ka thënë se edhe në kontekst me Turqinë duhet të shkruhet historia. “Jo vetëm të mbyllet me një periudhë të caktuar por deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai, duke përmendur se historinë e Turqisë duhet shikuar edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.