Kosova s’është vend imun nga terrorizimi

Kosova nuk konsiderohet vend potencialisht i rrezikuar nga veprimet terroriste, por nuk është as imun. Konstatimi është nxjerrë nga informacionet e Departamentit përkatës të Policisë së Kosovës. Inkuadrimit të ish-pjesëtarëve të MUP-it serb në Polici, i ka paraprirë verifikimi i tyre. Gjatë vitit që po shkon, Policia e Kosovës ka treguar ngritje profesionale. Uniforma e re e saj tashmë është dizajnuar nga grupi punues. Major Baki Kelani flet për Tribunën
Policia e Kosovës konsiderohet si njëra ndër institucionet më të besuara dhe më transparente në vend. Kjo është arritur falë punës, angazhimit dhe përkushtimit të të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës. Kështu thotë major Baki Kelani, shef i Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Në intervistë për Tribunën, Kelani thotë se bazuar në planin zhvillimor strategjik 2011-2015, objektiv të parë Policia ka radhitur luftimin e krimit të organizuar ku futet edhe trafikimi me substanca narkotike, kontrabanda, krimet kompjuterike dhe korrupsioni….(Tribuna).