GRANDEMALL

Kosova rrezikon të humbë nga një qytezë në muaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Stacioni i autobusëve në Prishtinë, të dielën, pak para mesnate, ishte mbushur nga shumë familjarë dhe të rinj. Numri i tyre arrinte në mbi 500.

Zhurmat e fëmijëve dhe përshëndetjet e familjarëve që nuk arrinin t’i fshinin lotët, e shoqëronin largimin e tyre nga Kosova, që destinacion të parë kishin Beogradin, e të fundit njërin nga shtetet e Perëndimit, shkruan sot Koha Ditore.

Një qytetar nga Ferizaj bashkë me gruan dhe tre fëmijët, njëri rreth dy vjeç, teksa prisnin autobusin, shprehte mllefin e tij. Fliste për “befasitë” që mund ta shoqëronin gjatë rrugës, ndërsa nuk e kishte idenë se cili është caku final i tij.

“Ku të mundem, këtu s’po jetohet ma!”, u shpreh ai…

Uji Dea

Pasi nuk ka shënime zyrtare nga institucionet shtetërore, njohës të rrethanave thonë se të gjitha përllogaritjet duhet të merren me rezerva. Megjithatë, sipas tyre, trendi është shqetësues. Sipas sociologut Artan Muhaxhiri, nëse çdo natë nga Prishtina nisen 10 autobusë me nga 50 udhëtarë përafërsisht, atëherë brenda muajit vetëm nga kjo pikë largohen të paktën 15 mijë veta.

“Nëse edhe nga vendet e tjera të Kosovës largohen afro 100 veta në ditë, numrit të përgjithshëm i shtohen edhe 3 mijë të tjerë – gjithsej 18 mijë. Nëse përafërsisht 30 për qind e tyre kthehen mbrapa, pra 5.400 veta, atëherë një shifër orientuese e kosovarëve të larguar në këtë periudhë është 12.600 veta në muaj”, ka thënë Muhaxhiri.

Sipas tij, raportet e reja të EUROSTAT-it domosdo do ta reflektojnë këtë realitet, duke lejuar edhe dilema sa i përket aspektit metodologjik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.