Fundamenti

Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Andorrën dhe Izraelin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Selektori i Përfaqësues së Kosovës, Primoz Gliha ka publikuar listën e lojtareve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Dardanët përballen fillimisht me Andorrën (12 tetor), ndërsa tri ditë më vonë me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Gjendja në Grupin I nuk është aspak e mirë për ne, pasi mund të thuhet se rrugëtimi për në Gjermani ka përfunduar, shkaku që nuk kemi marrë asnjë fitore, derisa kemi tri barazime dhe dy humbje.

Me Andorrën synohet fitoja e parë në këtë fazë të grupeve, pasi ka dy pikë më pak se ne, ndërsa me Izraelin do të jetë më vështirë, duke ditur se këta të fundit luftojnë për kalimin e grupit.

ARKATANA

Ajo çfarë bije në sy është ftesa e Glihas për yjet e Ballkanit, Qëndrim Zyba e Lubardh Dellova dhe ajo e Ilir Krasniqit të Llapit për këto dy përballje të tetorit.

Të ftuar janë edhe Meriton Korenica, që ishte pjesë e Balkanit, por që tani luan në Turqi me Manisan, Albion Rrahmani te Rapid Bukureshti, ndërsa ndryshe nga shtatori – nuk është ftuar Ermal Krasniqi.

Mungesa të dukshme janë ajo e kapitenit Amir Rrahmanit (Napoli) dhe e Mërgim Vojvodës (Torino), që janë të lënduar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.