Fundamenti

Kosova po punon të ketë sistem modern të drejtësisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kosova është e interesuar të ketë të ndërtuar një sistem të drejtësisë modern të bazuar në demokraci, rend dhe ligj, tha të martën ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë promovimit të katërt të serive të botimeve ligjore, të publikuar nga Qendra Juridike e Kosovës.

Sipas ministrit Kuçi, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, puna që po bënë Qendra Juridike e Kosovës, është pjesë e punës që është duke u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë, si dhe informim për studiuesit dhe për qytetarët për këtë sistem.

FITORJA

Kuçi tha së në botimet e publikuar sot ka vërejtur dy lloj burimesh (ligjesh), atë që kanë të bëjnë me burimet e brendshme dhe atë që ka të bëj me burimet ndërkombëtare dhe shtoi së qëllimi është që këto dy lloj burimesh të harmonizohen dhe të jenë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe me atë që e bënë bota demokratike.

Po ashtu, Kuçi tha së Qendra Juridike e Kosovës mund ta bëjë botimin e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar nga vepra penale etj., dhe për këtë ofroi mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.