Fundamenti

Kosova përgatit projektet për financim nga BERZH-i

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Financave Besim Beqaj dhe drejtori i Bordit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që përfaqëson Konstituencën e Irlandës, Danimarkës, Lituanisë dhe Kosovës, Sean Danlon kanë vlerësuar sot lartë përgatitjet për projektet që do të financohen nga BERZH.

Ministri Beqaj me këtë rast ka informuar drejtorin e Bordit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që përfaqëson Konstituencën e Irlandës, Danimarkës, Lituanisë dhe Kosovës lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend dhe me këtë rast ka theksuar se Kosova ka stabilitet makrosfiskal dhe se me sukses është duke i realizuar obligimet të cilat dalin nga marrëveshjet dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare financiare.

Mobi Casa

Të dy palët kanë vlerësuar lartë përgatitjen për projektet që do të financohen nga BERZH. /Telegrafi/