ARKATANA

Kosova pa gjyqësor të pavarur dhe efektiv

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të ndjerën Diana Kastrati e kishte sulmuar shumë herë fizikisht ish-bashkëshorti i saj, Adnan Jashari. E kishte kërcënuar me armë. Ajo kishte kërkuar ndihmen e shtetit. Kurrë nuk e kishte marrë. BAzuar në Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, GJykata Komunale në Prishtinë ka qenë e obliguar të trajtojë kërkesën e Diana KAstratit për urdhër për mbrojtje emergjente në afat prej 24 orësh nga momenti i paraqitjes. Këtë nuk e kishte bërë dhe nuk i kishte dhënë një përgjigje kërkesës së Dianës. Majin e 2011-s, ishte vrarë në mes të ditës, në kryqëzim të një rruge në Prishtinë. Shteti është bërë përgjegjës për vrasjen e saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi e konsdieron drejtësinë “fytyrë të shtëtit”. Por drejtësia në Kosovë për Diana Kastratin ka qenë vrasësë. Prej atëherë konsiderohet e tillë për të dobëtit, të pakrahët, të varfërit.

Të ndjerën Diana Kastrati e kishte sulmuar shumë herë fizikisht ish-bashkëshorti i saj, Adnan Jashari. E kishte kërcënuar me armë. Ajo kishte kërkuar ndihmen e shtetit. Kurrë nuk e kishte marrë. BAzuar në Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, GJykata Komunale në Prishtinë ka qenë e obliguar të trajtojë kërkesën e Diana KAstratit për urdhër për mbrojtje emergjente në afat prej 24 orësh nga momenti i paraqitjes. Këtë nuk e kishte bërë dhe nuk i kishte dhënë një përgjigje kërkesës së Dianës. Majin e 2011-s, ishte vrarë në mes të ditës, në kryqëzim të një rruge në Prishtinë. Shteti është bërë përgjegjës për vrasjen e saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Ka mjaftuar një kërkesë nga ana e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në Gjykatë për masë të përkohshme. Të nesërmen është vendosur masa e përkohshme, duke detyruar portalin Indeksonline, që ta hiqte një fotografi të presidentes në të cilën shihen të brendshmet teksa përkulet në një tempull fetar.

ARKATANA

Gjykata nuk hezitoi të “mbronte personalitetin e presidentes” dhe nuk e bëri një gjë të tillë për ta mbrojtur jetën e një nëne 27 vjeçe. Kjo është fytyra e Kosovës, kthjellimi i së cilës nuk po ndodh ende.

Aleksanër Lumezi është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit në Prishtinë, Prej 13 vjetësh punon në organin e akuzës. Fillimisht si prokuror, pastaj kryeprokuror i Prokurorisë Komunale të Prishtinës, i Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës dhe tash kryeprokuror i Apelit. Prej së është në këtë sektor e pranon se sistemi i drejtësisë, pjesë e së cilës është edhe Prokuroria, nuk ka arritur ta kryejë punën e vet sic duhet, pavarësisht përpjekjeve.

Sipas tij, arsyet janë të shumta: 10 vjet gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë kanë qenë të përjashtuar; pas luftës drejtësia ka qenë në duart e UNMIK-ut dhe ka funksionuar si drejtësi emergjente deri në vitin 2011, ka pasur aplikim ligjesh të ndryshme dhe është prekur korrupsioni./ Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.