FIDANISHTJA

Kosova pa dyshen e Sandnesit, Rashkaj dhe Pepa

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Albert Bunjaki nuk do të mund të llogarisë në kapitenin Anel Rashkaj dhe qendërmbrojtësin Avni Pepa, për dy ndeshjet miqësore në fund të majit.

Rashkaj dhe Pepa, të dy lojtarë të skuadrës norvegjeze, Sandnes Ulf, kanë marrë përgjigje negative nga klubi i tyre.

Mobi Casa

Kampionati norvegjez nuk pushon në datat 21 dhe 25 maj, kur Kosova do të luajë kundër Turqisë, respektivisht Senegalit.
Për Sportin në KTV, Rashkaj tregoi arsyet e drejtuesit të klubit që refuzuan kërkesën e dy përfaqësuesve të Kosovës, ndërsa qendër-mbrojtësi, Avni Pepa, gjithashtu shprehu dëshpërimin që do t’i mungojë Kosovës për duelet me Turqinë dhe Senegalin.

Rashkaj dhe Pepa deklaruan se do të shpresojnë deri në ditën e fundit pasi kanë dëshirë të madhe të jenë në dy ndeshjet miqësore, mirëpo e pranojnë se gjasat që drejtuesit e klubit të ndërrojnë mendje janë minimale.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.