KKVITI

Kosova nën “ethet” e liberalizimit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Brenda disa ditësh, një grup i ekspertëve të Bashkimit Evropian do të vijnë në Kosovë për të matur me “kandarë” të arriturat e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Ky ekip vlerësues i Komisionit Evropian (KE) do të vlerësojë një nga një, të gjitha çështjet që lidhen me udhërrëfyesin për vizat, ndërsa më pas do të japin notën vlerësuese, nëse Kosova e ka kaluar provimin, apo sikurse herëve të tjera ka marrë notë të dobët.

FIDANISHTJA

Deri në shpalljen e rezultateve, përfaqësuesit institucionalë do të rrinë nën “ethe”, por me shpresë se kësaj here vlerësimi do të jetë pozitiv. Ndërsa, partive opozitare dhe shoqërisë civile duket si u ka humbur shpresa për vizat. Ata kanë thënë se Kosova është larg përmbushjes së kritereve./zeri/