Eko Higjiena

Kosova në top listë evropiane për përdorimin e antibiotikëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Antibiotikët kanë shpëtuar miliona jetë njerëzish në botë, por ata gjithashtu përbëjnë një kërcënim serioz për të ardhmen e njerëzimit, pasi që rezistenca bakteriale ndaj tyre po rritet çdo herë e më shumë për shkak të përdorimit jo adekuat të tij.

Kështu kanë deklaruar drejtuesit e institucioneve shëndetësore në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

UBT

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka thënë se nevojitet një vetëdijesim shumë më i lartë i popullatës në lidhje me nevojën dhe mënyrën e përdorimit të antibiotikëve.

“Sipas një hulumtimi, Kosova gjendet në majë të listës për përdorimin e antibiotikëve me rrugë intravenoze, prandaj ne kemi nevojë që të bashkëpunojmë më shumë rreth vetëdijesimit mbi përdorimin e tyre, jo vetëm me qytetarët, por edhe me vetë profesionistët shëndetësorë që bëjnë një përshkimin e antibiotikëve”, ka thënë ministri Agani. /Koha Ditore/