United Hospital

Kosova në sprovë të re me mallkimin komunist

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Muhamet Hamiti – Ibrahim Rugova, lideri ynë pavarësist, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e President i Kosovës, ka pasur dy soje kundërshtarësh: Serbinë dhe komunistët titistë dhe enverhoxhistë te ne. Me besimin e shumicës së shqiptarëve të mbledhur rreth platformës të tij për Kosovën e pavarur dhe demokratike -mbështetur në vlera historike shqiptare e evropiane, me njerëz të dijshëm në krye të punëve – për të gjallë të tij i ka mundur të dyja palët. Pas vdekjes së Rugovës, Kosova ka

LDK-ja e Rugovës ka humbur në substancë pas vdekjes së tij, për fajin e njerëzve që morën në dorë fatet e partisë kryesore shqiptare deri atëherë. Elementi komunist shqiptar, i rikonfiguruar në shoqëri civile, në media, por edhe në parti politike në dukje demokratike, ka luftuar politikat origjinale të Rugovës, duke vendosur në themele të shoqërisë e të shtetit të Kosovës politika komuniste, kryesisht nën petkun e ndezur kombëtarisht.

Mallkimi komunist po e ndjek vendin tonë. Sot në Kosovë nuk ka Parti Komuniste, por ka komunistë të shtresuar në partitë shqiptare. Ata që e kanë idealizuar Jugosllavinë komuniste të Titos e të pinjollëve të tij si Fadil Hoxha, por edhe Shqipërinë staliniste të Enver Hoxhës, janë komunistët e moçëm të ditëve tona, që kanë prekur edhe një pjesë të re të shoqërisë. Të tillë janë ata që janë përbetuar në organizime marksiste-leniniste shqiptare, ata që kanë përshëndetur me grusht gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, ata që kanë luftuar nacionalistët shqiptarë për shkak se s’kanë qenë pasues të Titos e të Enverit, për shkak se kanë qenë bashkëpunëtorë apo ithtarë të udhëheqësit më të madh shqiptar të shekullit, Ibrahim Rugovës, dhe të idesë së tij për Kosovën e mëvetësishme, që mori besimin e shumicës së popullit dhe bekimin e botës perëndimore, të vendeve kryesore evropiane, të SHBA-ve, dhe të aleancës veri-atlantike (NATO), e cila u bë forca ajrore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pranverën e vitit 1999.

Hidromorava

Ibrahim Rugova është luftuar keq për të gjallë të tij – edhe prej njerëzve shqiptarë – pse ka punuar me ngulm për një shoqëri e shtet të Kosovës që ruan e kultivon vlerat tradicionale shqiptare, respektin për dijen, për kulturën shqiptare, për familjen, për ekonominë e tregut, vlera të nëpërkëmbura prej ideologjisë komuniste që kishte pllakosur shoqëritë shqiptare në Kosovë e Shqipëri.

Falë politikës vizionare të Rugovës, një udhëheqësi shqiptar që u bë pamja e mirë e popullit të vet në botë, krahina e Kosovës e pushtuar prej Serbisë ruajti substancën kombëtare, u bë shtet për vete fillimisht e pastaj edhe në sytë e të tjerëve, ndërsa si pasojë e udhëheqjes politike provinciale pas vdekjes së Rugovës një shtet që po humb emrin e mirë që kishte në kohën e tij.

A mund të ketë kthesë të mirë për fatet e Kosovës pas zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit të këtij viti? Ky vend e ka këtë mundësi, jo të madhe, po qe se nuk voton komunistët e rinj e të vjetër që kanë vërshuar listat zgjedhore të partive e koalicioneve, të atij soji njerëzish që ka ndërruar besim e parti, jo një herë, po madje dy herë, tri herë, katër herë, edhe pesë herë, në këtë çerek-shekulli të jetës politike pluraliste në Kosovë. Mund të jenë në pakicë në lista zgjedhore njerëzit me integritet njerëzor, kombëtar e profesional, por për pakicën e zgjedhur mundet të votojë njeriu ynë, votuesi i secilit formacion politik, dhe kështu të krijojë shumicën e zgjedhur, trupin përfaqësues që do të mund t’i japë drejtim të ri Republikës sonë. Ky dekomunistizim i shoqërisë dhe i shtetit të Kosovës duhet të fillojë. Mundësia është tani. Mallkimit komunist duhet t’i vijë fundi. Me të djathtën politike autentike shqiptare, me LDK-në e vijës tradicionale (jo të shartuar si LDK të Re), me Kosovën e kthyer te vlerat rugoviane, me njerëzit që kanë vlerat e shtatin për ta bërë këtë punë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.