FITORJA

Kosova në pritje të publikimit të Strategjisë së Zgjerimit të BE-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nesër pritet që Komisioni Evropian ta publikojë Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor dhe afatet e mundshme të anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Ajo që dihet deri më tani është se shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedoni e Bosnja, do të kenë afate më të qarta kohore për anëtarësim në BE, Kosova ende nuk ka asgjë të sigurt nëse do të ketë të caktuara afate kohore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kosova është në pritje të publikimit të Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që ta ketë më të qartë rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Deri më tani nuk është thënë nëse do të caktohen afate kohore se kur Kosova do ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim apo se kur do të mundë ta përfundojë këtë proces. Ndërkohë, vendet fqinje e kanë më të qartë afatin kohor për anëtarësim në BE, shkruan tutje “Zëri”.

ARKATANA

Thaçi: Besoj se Strategjia e BE-së do të sjellë qartësi për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka thënë se shpreson që Strategjia e BE-së për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të sjellë qartësi edhe për Kosovën.
“Kosova do të përballet edhe me sfida të tjera, sidomos tash kur e kemi monumentumin e liberalizimit të vizave. Dua të besoj fuqishëm se Strategjia e BE-së për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të sjellë qartësi edhe për Kosovën, sepse si askujt tjetër Kosovës i duhet qartësia. Në këtë i ndihmon Kosovës edhe vendimmarrja e institucioneve në javët në vazhdim”, është shprehur kryetari i shtetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.