Kosova në Guinness

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ndryshe nga kolegët e fushave të tjera të kulturës e artit, gjatë vitit 2012 artistët e arteve pamore qenë më aktivë.

Përpos aktiviteteve të shumta që zhvilluan, dhe ekspozitave të shumta që hapën në Galerinë Kombëtare të Kosovës – siç ishte, për shembull, ekspozita me pikturat e mjeshtrit Ibrahim Kodra – vlen të përmendet që Kosova sivjet u bë pjesë e Librit të Guinness, falë artistit shqiptar, Saimir Strati, i cili në Prishtinë realizoi muralin më të madh të bërë ndonjëherë nga fasulet. Shqiponja dykrerëshe e tij, me sipërfaqe prej 63 metrash katrorë, e futi Stratin për herë të shtatë në librin botëror të rekordeve.

Eco Higjiena

Veç kësaj, në fushën e artit vlen të përmendet edhe instalacioni i artistit britanik Nathan Coley, “A Place Beyond Believe”, i cili përreth një muaj qëndroi në hapësirën mes Galerisë e Bibliotekës Kombëtare e Universitare. Instalacioni i Coley bëri që media të ndryshme botërore (kryesisht britanike) të shkruanin për të dhe për artin në Kosovë.(express)