ARKATANA

Kosova në borxhe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës nuk po mund t’ia dalë t’i kryejë të gjitha punët me para të buxhetit. Për t’i çuar deri në fund, siç është rasti i fundit me magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ekzekutivi është detyruar ta fusë shtetin në borxh. E, shuma e këtij borxhi tani ka shkuar në 340 milionë euro, bashkë me 16 milionë eurot të marra ditë më parë për asfaltimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Kaq është vetëm borxh publik.

Kurse, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin privat dhe borxhin publik, deri në fund të qershorit 2013 ka qenë 1.5 miliard euro, 9 për qind më i lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.Huat nga jashtë, njohës të ekonomisë po i shohin si të nevojshme.

GRANDEMALL

Por, ata thonë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes se për çfarë arsye po e fut vendin në borxhe dhe si do ta kthejë atë, shkruan Tribuna.

Në zyrën për informim në Ministrinë e Financave i kanë thënë gazetës se paratë e marra borxh shërbejnë për financim të projekteve specifike ose për mbështetje buxhetore. Ata tregojnë se borxhi aktual është 324.38 milionë euro, duke mos e përfshirë edhe 16 milionëshin e marrë ditë më parë. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.