Mobi Casa

Kosova ndër vendet më të hapura në Ballkan për punëtorët e huaj, 61% e qytetarëve janë pro

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit po vuajnë mungesat në tregun e punës, për shkak të niveleve të larta të emigracionit tek të rinjtë, duke bërë që tashmë vendet bosh të mbulohen me emigrantë nga vendet të tjera.

Por qytetarët në 6 vendet e Rajonit kanë qëndrime të ndryshme ndaj lejimit të shtetasve të huaj për të punuar në ekonomitë e tyre, për sa kohë ka vende pune të disponueshme.

Sipas të dhënave të anketës “Security Meter 2025”, nga Këshilli i bashkëpunimit rajonal, mesatarisht 57% e të anketuarve në rajon e mbështesin këtë politikë, 33% janë kundër, ndërsa 10% nuk kanë një qëndrim për këto zhvillime.

Mbështetja më e lartë regjistrohet në Shqipëri, ku 77% e të anketuarve janë në favor të lejimit të punëtorëve të huaj. Pas saj renditen Bosnjë dhe Hercegovina me 62% dhe Kosova me 61%.

Në Maqedoninë e Veriut, 53% e qytetarëve e mbështesin këtë qasje, një nivel pranë mesatares rajonale. Ndërkohë, qëndrimet janë dukshëm më të rezervuara në Serbi dhe Malin e Zi, ku përkatësisht 44% dhe 43% e të anketuarve janë në favor.

Uji Dea

Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit ku kundërshtarët janë më të shumtë se mbështetësit. Rreth 46% e qytetarëve malazezë shprehen kundër lejimit të punëtorëve të huaj, krahasuar me 43% që janë pro.

Në Serbi, 36% janë kundër, ndërsa 21% nuk kanë dhënë përgjigje, përqindja më e lartë e të pavendosurve ose e personave që kanë refuzuar të përgjigjen në të gjithë rajonin.

Edhe në Maqedoninë e Veriut niveli i personave pa qëndrim është relativisht i lartë, me 14%, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë arrin në 12%. Në Kosovë, vetëm 3% nuk kanë dhënë përgjigje, ndërsa në Shqipëri kjo pjesë është 2%.

Të dhënat tregojnë se në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor ekziston një shumicë në favor të emigracionit për motive punësimi, por mbështetja nuk është e njëtrajtshme. Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova shfaqen më të hapura, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia janë më skeptike.

Diferencat lidhen me kushtet e tregut të punës, mungesat e fuqisë punëtore, ritmet e emigrimit dhe perceptimin e qytetarëve mbi konkurrencën për vendet e punës. Në ekonomitë ku bizneset po përballen me mungesë punonjësish, punësimi i të huajve shihet më shumë si një zgjidhje për plotësimin e vendeve vakante. /Monitor/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.