UBT

Kosova ndër vendet e Evropës me më së shumti aktakuza për terrorizëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lidhjet me organizata terroriste islamike si dhe pjesëmarrja në luftën e Sirisë, iu kushtojë shumë kosovarëve me arrestim.Disa prej tyre përfunduan në burg, e shumë të tjerë u liruan sërish.

Megjithatë, Kosova u shndërrua në lajm botëror me arrestimet spektakolare të të dyshuarve për ekstremizëm fetar.

Prej shumë arrestimeve prokuroria ka konfirmuar për KTV-në se janë ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza kundër dyzet e gjashtë personave të dyshuar për terrorizëm.

Përkundër numrit të madh të personave të arrestuar dhe ngritjes së aktakuzave, deri me tani janë shpallur vetëm dy aktgjykime dënuese kundër 11 personave që ishin arrestuar kohë më parë.

Eco Higjiena

26 të tjerë, sipas prokurorisë vazhdojnë të mbesin në paraburgim.

Monitoruesit e sistemit të drejtësisë thonë se terrorizimi nuk luftohet në këtë formë, përcjell koha.net. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi e shohin vetëm si spektakël atë që ka ndodhur këtë vit.

Drejtori i këtij instituti Betim Musliu thotë se përkundër arrestimeve të shumta që kanë ndodhur si pasojë e dyshimeve për terrorizëm, të dënuar kanë përfunduar ata që nuk kanë ndonjë fuqi të madhe, porse, jo edhe hoxhallarë të fuqishëm.

http://koha.net/?id=27&l=91064

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.