FITORJA

Kosova me dy universitete publike ilegale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Funksionojnë pa bazë legale dy universitete publike të themeluara rishtas nga Qeveria, Universiteti i Prizrenit dhe ai i Pejës.

Ministria e Arsimit i ka funksionalizuar të dyja pa përmbushur kërkesën ligjore që vendimi mbi themelimin e këtyre institucioneve të arsimit të lartë të marrë bekimin në kuvend.

Neni 9 i Ligjit për arsimin e lartë saktësisht precizon që “bartësit publikë të arsimit të lartë mund të krijohen vetëm me vendimin e Ministrisë, i cili duhet të ratifikohet nga Kuvendi”. Qeveria ka themeluar Universitetin e Prizrenit në tetor të 2009-s, ndërsa dy vjet më vonë Universitetin e Pejës. Të dy janë funksionalë dhe në të vijojnë studimet studentët.

Siç shkruan koha ditore, të dy këta bartës publikë kanë licencat e Ministrisë së Arsimit, të marra mbi bazën e akreditimit paraprak. Mungesa e ratifikimit të vendimeve në kuvend nuk u ka dal prag.

Mobi Casa

Në Agjencinë e Akreditimit kanë treguar se jo gjithçka është në rregull me bazën legale, mbi të cilën funksionojnë këto universitete.
E ministrit Ramë Buja i është tërhequr vërejtja për këtë. “Në vendimin e sivjetmë të akreditimit është kërkuar që të sqarohet statusi legalë i këtyre dy institucioneve. Do të thotë, a janë kryer të gjitha procedurat ligjore për themelimin e tyre”, ka thënë Ferdije Zhushi, kryetare e Këshillit Shtetëror të cilësisë, organit më të lartë vendimmarrës të Agjencisë së Akreditimit.

Në Ministrinë e Arsimit kanë dhënë një arsye për të tillë një situatë të krijuar. Ndonëse janë pyetur për vendimin, janë përgjigjur për statutet e universiteteve. “Vendimi për ratifikim nuk ka shkuar, sepse ende nuk ka qenë statuti i harmonizuar me ligjin për arsimin e lartë. Ndërkohë pas themelimit ka ndodhur ndryshimi i ligjit dhe tani statutet duhet të jenë në harmoni me të dhe ne do ti dërgojmë nëe momentin kur i miratojnë statutet”, ka thënë Ragip Gjoshi, këshilltarë i ministrit Buja.

“Statuti i Universitetit të Prizrenit veç është i gatshëm, ndërsa ai i Universitetit të Pejës pritet të finalizohet, dhe ratifikimi bëhet në kuvend”, ka thënë Gjoshi.
/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.