ARKATANA

Kosova, kusht i pashmangshëm i Serbisë për në BE

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hapja e kapitujve 23 dhe 24 në bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE është cilësuar moment i madh për Serbinë, por kjo do të arrihet nëse Serbia plotëson të gjitha kushtet e caktuara nga BE.

Sidoqoftë, përshpejtimi i procesit varet edhe nga relacioni i Serbisë me Kosovën.

Serbia për anëtarësim në BE e ka kusht të pashmangshëm normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, shkruan lajmi.net.

ARKATANA

Kështu është shprehur edhe komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, i cili tha se gjithë varet nga Serbia, por kushtet mbesin ato që ishin edhe më parë, e një ndër ta është edhe normalizimi i marrëdhënieve më shtetin e Kosovës.

LEXO EDHE: Mustafa: Lexoni dokumentet e shpalljes së pavarësisë, pastaj flisni për kufirin

“Varet nga vendi kandidatë që vetë do të përcaktojë dinamikën e procesit të pranimit. Nuk ka asgjë që do të bëhet me ritëm të shpejt. Ritmi i përgjithshëm i këtij procesi, pra, do të varet nga progresi në fushat kyçe, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën dhe reformat në sistemin e drejtësisë”, është shprehur Hahn. /lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.