UBT

Kosova, kundër ndërkombëtarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Institucionet e Kosovës gjatë javëve të fundit kanë ndërmarrë iniciativa të njëanshme dhe pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, madje iniciativat e tilla si ajo e Qeverisë për formimin e ushtrisë pa e ndryshuar Kushtetutën, si dhe kërkesa e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë kanë nxitur reagime nga SHBA-ja, Gjermania, Britania e madje edhe nga NATO-ja. Vlerësohet se me veprime të tilla të njëanshme Kosova po rrezikon humbjen e mbështetjes ndërkombëtare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Votimi i Pakos së Ligjeve për Ushtrinë nga Qeveria e Kosovës, si dhe ideja e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve” me shtetin serb kanë ngjallur kundërshtimin e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës.

Sipas ndërkombëtarëve, iniciativat e tilla janë të ngutshme dhe me pasoja për vendin, shkruan më tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

Pavarësisht kësaj liderët e institucioneve të vendit vazhdojnë t’i qëndrojnë pas veprimeve të tyre, duke thënë që për këto tema e kanë edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve.

Ndërkohë përfaqësues të partive opozitare në vend konsiderojnë që keqqeverisja e shtetit të Kosovës për 18 vjet ka bërë që edhe aleatët ndërkombëtarë të ndërrojnë qasje për shtetin e Kosovës.

Në anën tjetër njohës të çështjeve politike në vend thonë që nuk duhet assesi të shpërfillen zërat e aleatëve ndërkombëtarë, për shkak se nëse vazhdohet me iniciativa të tilla pa koordinimin e tyre, atëherë shteti i Kosovës rrezikon të humbë mbështetjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.